“Mundësi anëtarësimi në BE”, vlerësime ndërkombëtare për takimin e Ohrit
Reagime të shumta ka pasur nga komuniteti ndërkombëtar për dakordësinë e arritur më 18 mars në Ohër mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç.
Sekretari amerikan i shtetit, Blinken vlerësoi se marrëveshja Kosovë-Serbi do të hapë rrugën për integrim në BE.
“Përmbushja e detyrimeve të Kosovës dhe Serbisë sipas Marrëveshjes Themelore, si pjesë e përkushtimit të qëndrueshëm për pajtim, do të sigurojë mundësi të rëndësishme për qytetarët e të dy vendeve dhe do të përshpejtojë rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, shkroi Blinken në Twitter.
Blinken shtoi se Shtetet e Bashkuara “do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive”, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën në funksionimin e zbatimit drejt një marrëdhënieje “të parashikueshme dhe paqësore”.
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se zbatimi i marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, është moment vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës.
Ndërsa ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se rezultati më i rëndësishëm i negociatave të 18 marsit në Ohër është se Serbia e ka përqafuar të ardhmen evropiane dhe planin e qartë drejt saj.
NATO ka mirëpritur dakordimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç për marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Evropian.
“Ne i shtyjmë të dyja palët që sa më shpejtë të zbatojnë atë që kanë rënë dakord, po ashtu kërkojmë që të ketë zbatim të plotë të marrëveshjeve. Ne jemi të përkushtuar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe KFOR-in”, shkroi në Twitter zëdhënësja e Aleancës Euroatlantike.
Zëdhënësi i Qeverisë Federale të Gjermanisë shkroi në Twitter se tani gjithçka mbetet te zbatimi.
Edhe Ministria e Jashtme e Turqisë thotë se do të mbështesë të gjitha nismat që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
LEXONI GJITHASHTU:
- “Garanci për paqen në rajon”, presidenti Begaj përshëndet takimin e Ohrit
- Borrell njofton ministrat e BE-së për rezultatet e takimit Kurti-Vuçiç në Ohër
Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 17:09 SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
- 17:07 Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)