Mungesa e financimeve shkakton korrupsion në shëndetësi, thotë deputetja

9 Dhjetor 2021 | 07:58

Keq-financimi në sistemin shëndetësor është një nga arsyet e korrupsionit në shëndetësi. Kështu deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në  Euronews Albania deputetja e PD-së Zheni Gjergji.

Anëtarja e Komisionit të Shëndetësisë nënvizoi se nxitimi për të mbaruar punë shpejt është një tjetër faktor që nxit korrupsionin tek bluzat e bardha.

“Korrupsioni është një fenomen në fushën e kujdesit shëndetësor, por edhe në fusha të tjera është një fenomen i rëndë dhe mjaft i përhapur”, nënvizoi ajo, ku shtoi se nuk duhet të sulmohen mjekët, pasi ata janë heronjtë e ditës.

Deputetja tha se edhe politikanët janë nën presione të vazhdueshme për korrupsion.

“Edhe politikanët janë njerëz dhe mund të hyjnë shumë elementë për t’i korruptuar ata.  Politikanët e rinj do vazhdojnë përpara për ta denoncuar korrupsionin në të gjitha nivelet”, u shpreh ajo.

Ndërsa, ish-zv.ministrja e Drejtësisë Brikena Kasmi deklaroi se besimi tek drejtësia apo organet e drejtësisë në Shqipëri është shteruar për shkak të korrupsionit.

Sipas saj, kjo trondit edhe klimën e biznesit dhe zhvillimin e vendit, ku kohët e fundit është vënë re edhe një ikje e të rinjve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022