Mungesa e fuqisë punëtore në Gjirokastër, turizmi vështirësi në prag të sezonit

6 Mars 2024 | 16:24

Gjirokastra ka rritur ndjeshëm numrin e vizitoreve gjatë viteve të fundit, por sërish sfidat nuk mungojnë. Sektori hoteleri-turizmit vuan mungesën e punonjësve të kualifikuar, ndërsa jo pak vështirësi sjell për administratorët, për të ofruar një shërbim në nivelin e duhur.

“Tani është e vështirë, tani nuk flasim për njerëz profesioniste, tani flasim për duar pune sepse turizmi do njerëz, do duar për të shërbyer, nuk e di në fabrikë mund të punojë edhe roboti, në uzine një pjesë të punës mund ta bëjë edhe makineria por në turizëm e sidomos në këtë turizmin tonë të tanishëm duhen patjetër njerëz dhe njerëz të mirëtrajnuar, profesionistë”, thotë Maksi Hoxha, kryetar i Dhomës së Tregtisë në Gjirokastër.

Nga ana tjetër pranë zyrës së punës në Gjirokastër po vijnë në rritje kërkesat nga të interesuarit për punësim në sektorin e turizmit ndërsa pjesa më e madhe e kontratave janë sezonale.

“Ne përpiqemi që këto kontrata të jenë afatgjata por ka edhe sezonale sepse janë edhe të rinjtë ata që ndërhyjnë në këtë treg të punës dhe kërkojnë edhe punë sezonale dhe është një marrëdhënie që zhvillohet vetë nga subjekti dhe nga të interesuarit për këto vende pune”, shprehet Kristiana Kaçi, specialiste në Zyrën e Punës.

Sot në Gjirokastër, e kryesisht në zonën historike, ushtrojnë aktivitetin mbi 100 hotele, bujtina apo shtëpi pritjeje, ku këto të fundit janë kthyer në biznese familjare. Rritja e cilësisë së shërbimit është një nga kriteret bazë, por tashmë mbetet problem kryesor për mjaft subjekte akomoduese apo edhe restorantet e shumta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026