Mungesa e punëtorëve në Gjirokastër, bizneset punësojnë familjarët ose të huaj

27 Mars 2025 | 17:40

Bizneset turistike në Gjirokastër në këtë sezon pranvere po përballen me mungesën e punonjësve. Në kushtet e largimit të moshës së aftë për punë dhe në veçanti të të rinjve po krijohen vështirësi për gjetjen e punonjësve për sektorin e turizmit.

Për të vazhduar aktivitetin, një pjesë e administratorëve të bizneseve janë të detytuar të punësojnë familjarët e tyre.

“Situata e fuqisë punëtore në qytetin e Gjirokastrës është e dobët sepse është qytet i vogël dhe nuk ka shumë popullsi dhe turista ka shumë, vit për vit kemi mungesë të fuqisë punëtore por ne gjysmën e fuqisë punëtore, ngaqë jemi biznes familjar, e mbulojmë vetë por kemi nevojë vit për vit gjithmonë e më shumë”, tha  Qazim Tuçi që ka një biznes turistik.

Kreu i Dhomës së Tregtisë në këtë qark tregon se për mbulimin e nevojave, bizneset janë drejtuar edhe tregut të jashtëm, duke punësuar të huaj në sektorin e shërbimit.

“Ka probleme pothuajse në të gjithë Qarkun po të shikoni në çdo vend, në çdo publikim të gjitha strukturat akomoduese apo agroturizmit kërkojnë fuqi punëtore, Në disa biznese është marrë fuqi punëtore nga jashtë pjesa më e madhe, jemi munduar me mish dhe me shpirt  të mbajmë punonjësit që kemi  patur”, tha Maksim Hoxha, Kryetar i Dhomës së Tregtisë.

Mungesa e punonjësve dhe aq me tepër atyre të kualifikuar krijon probleme për zhvillimin e turizmit cilësor në Gjirokastër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Librazhd-Elbasan, ku është përfshirë një karrotrec që transportonte një automjet. Sipas informacioneve paraprake,...
17:50 | 26/07/2026

Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj

Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi ka udhëtuar drejt Thethit ku ka parë nga afër bukuritë e natyrës së veriut teksa ka zhvilluar intervista me...
17:34 | 26/07/2026

Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja

Pika doganore e Kapshticës do të pezullojë përkohësisht punën ditën e hënë, më 27 korrik. Shkak për këtë ndërprerje është bërë një grevë e paralajmëruar...
16:19 | 26/07/2026