Mungon orientimi për jetesë të pavarur të personave me aftësi ndryshe, thotë specialisti
Personat me aftësi ndryshe nuk kanë orientimin e duhur për një jetesë të pavarur.
Ky ishte konstatimi i Darian Konomit, specialist pranë Komisionerit kundër Diskriminimit i cili sqaroi se pavarësisht se vetë ai ecën ndryshe, kjo nuk do të thotë që nuk është i aftë për punë.
Sipas Konomit, këta persona varen nga familjarët dhe miqtë, ndërkohë që diçka e tillë është krejtësisht e gabuar sepse fokusi duhet të jetë te krijimi i kushteve, jo te varësia.
“Unë e di që ka vështirësi, por do bëja një thirrje që dhe vetë personat me aftësi të kufizuara të duan të dalin,” – tha specialisti.
Ka zero përpjekje për t’i bërë të pavarur këta persona sipas Eglantina Bajramit, drejtoreshë ekzekutive e klubit kombëtar të prindërve që kanë fëmijë me aftësi ndryshe.
Ajo tha se këshillimi i karrierës mungon për të gjithë të rinjtë shqiptar.
Konomi tregoi gjithashtu se edhe ato trotuare që janë të përshtatur për personat me aftësi ndryshe, nuk janë në standardet e duhura.
“Kur themi që një trotuar është i përshtatur do të thotë që çdo përdorues i karrigeve me rrota të mund të lëvizi i lirë në Tiranë vetëm dhe pa ndihmën e dikujt,” – u shpreh ai, ndërsa theksoi se përshtatshmëria dhe lëvizja e lirë janë të drejta themelore.
Sipas tij duhet një lobim i fortë i shoqatave që të përdorin institucionet që kanë në dorë përmirësimin e kushteve të jetës për personat me aftësi të kufizuara.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 08:17 Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh