Murali në Shkup, artistët e rinj përcjellin mesazhe paqeje

9 Maj 2023 | 19:02

21 të rinj ukrainas, gjerman, francez, shqiptar dhe maqedonas, u bënë bashkë për të përçuar mesazhe paqeje. Përmes veprave artistike të vendosura në një prej mureve të parkut të qytetit të Shkupit, ata kërkuan nga bashkëmoshatarët më shumë tolerancë dhe paqe duke kujtuar vlerat evropiane.

“Dua ta përcjell energjinë time pozitive nëpërmjet kësaj vepre. Dua të dërgoj mesazhe paqeje por edhe ti bëj njerëzit të ndihen mirë. Dua paqe në botë. Sidomos në Ukrainë,” – u shpreh Mika Schaub, artist nga Gjermania.

Artistja nga Kosova theksoi se të gjithë pa dallime, duhet të respektojmë njëri-tjetrin duke përçuar tek të gjithë se siguria në botë është domosdoshmëri.

“Tema është për paqen kështu që doja të paraqes diçka me artin tim. Puna që bëra është shenja e paqes, diçka shumë e thjeshtë por paraqet diçka shumë. Ka ngjyra pozitive për të transferuar tek njerëzit diçka më të mirë dhe për të dërgua mesazh deri tek të rinjtë që të jenë sa më pozitiv dhe të mos përdorin dhunë. Të kenë paqe mes vetes,” – u shpreh Besmira Fejzullahu.

Organizatorët e këtij projekti treguan se të rinjtë e bashkuar tregojnë se e ardhmja është në BE.

“Kemi një përzierje shumë të madhe të të rinjve që po punojnë bashkë në mënyrë të mrekullueshme. Mund ta shihni rezultatin e punës së tyre. Ky është një rrjet me potencial që pritet të rritet ende. Dua të shoh edhe më shumë projekte të tilla bashkimi,” – u shpreh Katrin Osvald Rishter, nga Instituti Goethe.

Murali u realizua në kuadër të projektit “Na lini të qetë!” të Institutit francez në Shkup, Institutit gjerman Goethe dhe shoqatës “Loja” nga Tetova, ku përfshihen 21 artistë të rinj nga Franca, Gjermania dhe Maqedonia, qëllimi i të cilëve është forcimi i dialogut multikulturor mes të rinjve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026