Muri që po prishte e zë poshtë, humb jetën 51-vjeçari në Kutalli
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në fshatin Kutalli, bashkia Dimal, ku 51-vjeçari Altin Hajdari ka humbur jetën pas shembjes së një muri rrethues në banesën e tij.
Sipas informacioneve, gjatë prishjes së një muri të vjetër, tullat e kanë janë rrëzuar duke e zënë poshtë 51-vjeçarin.
Familjarët e kanë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Berat, por mjekët kanë konfirmuar se ai ka mbërritur pa shenja jete.
Trupi i pajetë është dërguar në Repartin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për përcaktimin e plotë të shkaqeve të vdekjes.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë së DVP Berat, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
“Paraditen e sotme në Urgjencën e Spitalit ka mbërritur pa shenja jete shtetasi A.H., 51 vjeç, banues në fshatin Kutalli, Dimal. Ai ka qenë duke prishur një ndërtesë të vjetër në banesën e tij, kur muri i ndërtesës është rrëzuar dhe e ka dëmtuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftim.
Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale
- 16:06 Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim fondesh
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit