‘Mushkëria e pacientëve me COVID-19’, Mertenika: Mirëmbajtja e respiratorëve jetike për të shtruarit në infektiv
Për pacientët e prekur me COVID-19, respiratori është si një mushkëri. Ai mbush me oksigjen pacientët, të cilët janë në faza të rënduara të sëmundjes.
Inxhinieri Ermand Mertenika rrëfen për Euronews Albania se si është të punosh me këto pajisje brenda Spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore Unviersitare të Tiranës (QSUT).
“Kur shikon persona të cilët vuajnë nga kjo pandemi dhe që janë në luftë me jetën, normalisht është një emocion i vërtetë dhe duke parë edhe ata respiratorë normalisht që kjo do mbetet në memorien tonë për gjithë jetën,” – shprehet Mertenika.
Ermandi na tregon se janë rreth 80 pajisje respiratore në dispozicion të pacientëve.
Koronavirusi sulmon mushkëritë deri në atë pikë sa që pacienti fillon të ketë probleme edhe me frymëmarrjen. Në këtë rast sipas inxhinierit vendosja në frymëmarrje të drejtuar nga aparatura, ose siç thuhet rëndomtë, vendosja në “intubim” është e vështirë.
“Aktualisht pacientët që kanë shkuar në këtë gjendje tek to aplikohet anestezi lokale ose gjenerale për vetë faktin se do të bëhet proces envaziv, pra mund të jetë edhe me dhimbje,” – tregon eksperti.
Ndaj këtyre pajisjeve, inxhinieri i tregoi gazetares së Euronews Dorina Halili se duhet pasur shumë kujdes, pasi ato mund të bëhen burim i transmetimit të sëmundjeve nga njëri pacient në tjetrin.
“Krahas covid-19 që mund të ketë një përson, një pacient mund të ketë një sëmundje tjetër dhe më pas nëse një tub nuk është sterilizuar mirë, këtij personi i cili është me covid-19 mund t’i transmetohet sëmundja e këtij personi,” – shtoi ai më tej.
Për kureshtarët, inxhinieri i pajisjeve frymëdhënëse ilustron edhe se si bëhet “intubimi” tek personat e prekur me COVID-19.
“Po të shikojmë tubin endotrakial, i cili është i vendosur dhe ka dalë jashtë, ky trup është lidhur aktualisht me dy trupat e tjerë të ventilatorit të reanimacionit,” – u shpreh inxhinieri.
Për Ermandin, infektivi është kthyer në një banesë të dytë, ndaj sa herë që lind nevoja ai niset drejt spitalit për të parë nëse pajisjet janë apo jo në funksionim të plotë.
Lexoni gjithashtu:
PD akuza qeverisë se po përball pandeminë me improvizime dhe propagandë
61 raste të reja pozitive me COVID-19, shkon në 53 numri i viktimave
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn