English

Musk i vjen në ndihmë Ukrainës, por e ekspozon atë ndaj një rreziku fatal

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kompania e Elon Musk ‘Starlink’ do të ofrojë ndihmën e saj për Ukrainën e prekur nga lufta me Rusinë.

- Advertisement -

Një nga problemet kryesore gjatë këtyre muajve në Ukrainë kanë qenë sulmet kibernetike ndërsa që prej fillimit të luftës para 6 ditësh, qytetet ukrainase po përballen me interferenca dhe ndërprerje të vazhdueshme të internetit.

Kjo i ka dhënë shtysën miliarderit afrikano-jugor që të investojë në dhjetëra terminale satelitore – të cilët do të mund t’i ofrojnë Ukrainës internet satelitor – një ndihmë e madhe kjo që vjen me një kosto të lartë sigurie.

“Starlink mbërriti. Faleminderit Elon Musk,’ – shkruan ministri ukrainas i inovacionit Mykhalio Fedorov në një status në Twitter.

Këto terminale do t’i vijnë në ndihmë Ukrainës duke shërbyer internet të shpejtë por studiuesi kanadez John Scott-Railton shprehet se ato mund ta ekspozojnë Ukrainën ndaj një rreziku të madh pasi këto pika mund të targetohen direkt nga ushtria ruse.

“Më bëhet qejfi për donacionin e Elon Musk, por mos harroni: Nëse Putin kontrollon zonën ajrore mbi Ukrainën, pikat e transmetimit satelitor kthehen në objektive direkte për bombardimet ruse nga ajri,” – shkruan ai në Twitter.

“Rusia ka eksperiencën e dekadave të tëra duke vrarë njerëz të cilët targetohen nëpërmjet komunikimeve të tyre me satelit,” – shtoi ai në një seri të gjatë prej 15 postimesh në Twitter.

Rreziku qëndron edhe tek fakti që transmetimet me satelit nga terreni në Ukrainë mund të shënjestrohen nga ushtria ruse , gjë e cila ka ndodhur edhe më parë në Çeçeni dhe Siri, duke pasur pasoja fatale, shton Scott-Railton.

“Përballë një realitet të tillë, ku interneti [ukrainas] po përballet me shkëputje të njëpasnjëshme, interneti satelitor mund të duket si një shpëtimtar. Por ai mund të kthehet shumë shpejt në një kërcënim real i cili e ekspozon vendin ndaj cënueshmërive me pasoja vdekje-prurëse,” – thotë ai.

“Nëse nuk i kuptoni siç duhet këto sisteme, njerëzit mund të vriten pa qenë nevoja derisa ata të mësojnë dhe të adaptohen. Kjo gjë ka ndodhur edhe më parë dhe është përsëritur vazhdimisht,” – thekson ai.

Elon Musk nuk i është përgjigjur ende një kërkese të Reuters për koment.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×