Muzika tallava për fushatë? Gazetari: Rama ka vajtur te populli, jo populli tek ai
Gazetari Roland Qafoku tha në një intervistë për Euronews Albania se është kryeministri Rama ai që afrohet me popullin dhe jo populli me të.
Në këtë formë, ai komentoi përzgjedhjen e muzikës të Partisë Socialiste për fushatën elektorale që i përket zhanrit tallava.
“Është një risi se si Partia Socialiste po e bën këtë fushatë. Ajo që u habita është ajo kënga tallava, që të paktën me sa e njoh unë Edi Ramën ai ka disa viza të kuqe me artin dhe me muzikën. Edi Rama të kërcente tallava e të dëgjonte tallava me thënë të drejtën, unë kur e pashë që thërriste njerëzit në zyrë, thashë do jetë ndonjë humor se s’ka mundësi, por ajo ishte kolonë zanore e fushatës,” – deklaroi Qafoku.
Sipas tij, nga kënga me West Side Family te tallavaja e vitit 2023, tregon që vetë Rama ka ndryshuar shumë.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 11:03 Rama: Dezinformim për Zvërnecin dhe Sazanin, nuk ka privatizim të tokës publike
- 10:15 Akti normativ për buxhetin 2026, Rama: Bonus për pensionistët, fonde për Onkologjikun dhe rritje pagash
- 09:49 Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë
- 09:44 “Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon ndaj lajmeve në rrjetet sociale: Është shpallur monument kulture
- 09:38 Amaneti i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua
- 09:29 21 të arrestuarit e protestës te Parlamenti dalin sot për masë sigurie, pritet protestë para Gjykatës