Myrto Uzuni magjeps Spanjën, disa oferta nga La Liga për shqiptarin
Myrto Uzuni vijon të shkëlqejë në La Liga 2 në Spanjë, ku tashmë është padyshim një lojtar kyç për Granadën.
27-vjeçari po kalon një superformë teksa ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave. Mediat spanjolle pohojnë se Real Betis kërkon shërbimet e sulmuesit berates, teksa Granada do ta ketë të vështirë ta mbajë në ekip pas merkatos së janarit.
10 gola të shënuar dhe 3 asiste në 20 ndeshje me fanellën e Granadas e bëjnë Uzunin golashënuesin më të mirë të kampionatit. Lojtari i kombëtares shqiptare u transferua në sezonin 2021-2022 drejt Spanjës, aty ku provoi dhe elitën e futbollit. Në 15 sfida mundi të shënonte vetëm 1 gol me Granadën që u rendit në vendin e 18-të duke rënë nga kategoria.
Uzuni për dy vite ishte pjesë e skuadrës së Ferencvarosit në kampionatin hungarez ku gjeti 19 herë rrjetën, ndërkohë që karrierën jashtë vendit e nisi në Kroaci tek Lokomotiva e Zagrebit ku dhe aty mundi të linte gjurmë.
LEXONI GJITHASHTU
- Juventus ndërhyn në merkato, Barcelona synon transferimin e sulmuesit të Dortmudit
- Java e 15-të e Premier League, Arsenal ‘kampion’ i dimrit
- Arsenali ndalet nga Southampton, Dortmundi triumfon me goleadë ndaj Stuttgart
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026