Myrto Uzuni vendos rekord, shënuesi më i mirë i huaj në historinë e Granadës

8 Dhjetor 2024 | 18:53

Myrto Uzuni vijon të shkëlqejë me Granadën në kampionatin spanjoll, duke regjistruar një tjetër sukses me ekipin, por dhe në aspektin personal. 29-vjecari ishte ndër lojtarët në kyç në përballjen e fundit të skuadrës së tij ndaj Santander, e fituar në shifrat 3-0.

Uzuni arriti të shënojë 2 gola, duke shkruar me gërma të arta emrin e tij, si futbollisti i huaj me më tepër gola të shënuar në historinë e klubit të Granadës.

Konkretisht ai numëron 46 gola të shënuar në La Liga dhe Ligën e dytë ku ekipi qëndron aktualisht. Ky është një rekord absolut për Uzunin, i cili ka lënë pas El Arabin, një tjetër lojtar që ka bërë mirë me këtë skuadër.

Në total, ylli beratas numëron 103 përballje me ekipin e Granadës që prej transferimit të tij në vitin 2022. Më herët ai është aktivizuar me Ferencvarosin, Lokomotivën e Zagrebit, Lacin e Apoloninë, ndërsa karrierën e nisi te Tomori. Që prej 2018-ës është pjesë e kombëtares kuqezi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026