Nacionalizmi i Mickovskit, kryeministri i RMV del hapur kundër shqiptarëve
Edhe pse deklaroi e siguroi që do të angazhohet dhe do të punojë për të gjithë qytetarët njësoj, në praktikë nuk duket krej e kundërta.
Që nga 24 qershori kur edhe mori detyrën si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovskin e shohim vetëm në vendbanime ku ka shumicë maqedonase.
E enjten në mbrëmje, duke u përgjigjur pyetjes për mundësinë që të shfuqizohet ligji për përdorimin e gjuhës shqipe nga ana e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë nënçmuese tha se shteti nuk është tavolinë suedeze, të marrësh atë që dëshiron e të lësh atë që nuk të pëlqen.
“Unë jam njeri që i respekton ligjet dhe kushtetutën dhe nuk pres që asnjë që merr pagë dhe i gëzon privilegjet nga qytetarët këtu tek ne të mos i respektojë ligjet maqedonase dhe kushtetutën maqedonase. Dhe kjo është. Ndonjëherë mundet që realiteti mos t’iu pëlqejë por ju e keni detyrim që ta pranoni këtë realitet.”-u shpreh Mickovksi.
Vet Mickoski deklaronte se besimi që është vetëm 2% në gjykatat e Maqedonisë dhe kjo tregon se këta gjykatës duhet të largohen.
Por tjetër mendim ka ai kur bëhet fjale për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese.
Kjo për shkak se ai u nominua në kohën e VMRO DPMNE-së, nga ish Presidenti, Gjorgje Ivanov, i cili njihet për veprimet kontroverse gjatë mandatit të tij, siç është falja që ai nënshkroi për funksionarët e VMRO DPMNE-së gjatë kohës së regjimit të Gruevskit.
Falje që më pas nga presioni i madh ndërkombëtar e tërhoqi.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë