“Naim Murseli humbi 300 mijë € për llogari të dikujt tjetër”, Zhuri: Të kujt ishin
Bujar Zhuri është një sipërmarrës i suksesshëm shqiptar në vendet nordike si Suedia dhe Norvegjia.
I ftuar në “Good Morning Albanians” ai tha se Naim Murselin, i cili akuzohet për planifikimin e vrasjes së gruas së tij Liridona Ademajt, e njeh prej 12 vitesh.
Sipas biznesmenit, Naimi ishte i fiksuar që të fitonte para shpejtë, madje thuhet se ai ka humbur 300 mijë euro në bursa për llogari të dikujt tjetër.
“Naimi është marrë më shumë me futjen e kapitaleve në skema, në të cilat ai mund të ketë humbur shumë para. Me të dëgjuar e kam që ai ka humbur edhe 300 mijë euro për llogari të dikujt tjetër.
Naimi ishte shumë i fiksuar për të fituar para shpejtë. Një nga shkaqet që unë mendoj është se gjendja e tij financiare ka qenë e tronditur 1 dhe netëork-u i tij ka rënë, 2. Zoti Pacolli duhet të ketë vite që është distancuar nga Naimi, për ta përfshirë atë në ndonjë projekt.
Ai nuk ka qenë kurrë, pavarësisht se me një individ mund të kesh marrëdhënie miqësore pa pasur interese biznesi në mes. Unë mendoj se Pacolli ka pasur më shumë marrëdhënie miqësore.
I pyetur nga moderatori i emisionit Flori Gjini, nëse paratë e humbura në bursa, mund të kenë qenë edhe të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit biznesmeni Zhuri u përgjigj:
“Ndoshta, por nuk mund të jap dot me saktësi. Është e rëndomtë që në biznes njerëzit investojnë, marrin japin. Unë mendoj se Naimi mund të ketë pasur shumë më shumë probleme”,-tha biznesmeni.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta