NASA gjurmon shkëmbin hapësinor me madhësinë e një shtëpie pranë Tokës
Agjencia amerikane e hapësirës civile (NASA) tha se po gjurmon një asteroid me madhësinë e një shtëpie që kalon pranë Tokës me një shpejtësi prej 68,075 kilometrash në orë.
Sipas të dhënave të NASA-s, trajektorja e asteroidit të njohur si “2025 HM4” e solli atë në një distancë kozmike të vogël prej 757,000 kilometrash nga Toka, raportoi Newsweek.
Qendra e Kërkimit të Objekteve Afër Tokës e NASA-s vlerëson se diametri i asteroidit është midis 16 dhe 33 metra.
“2025 HM4” nuk është i vetmi shkëmb hapësinor që i afrohet Tokës këtë javë.
NASA po gjurmon gjithashtu dy asteroide me madhësinë e një aeroplani – “2024 BF” dhe “2025 GT1”, me diametër rreth 33 deri në 43 metra – të cilat do të fluturojnë pranë Tokës sot në një distancë prej rreth 3.5 deri në 4.2 milionë kilometrash.
Një tjetër shkëmb hapësinor me madhësinë e një shtëpie, “2025 HJ5”, i cili ka një diametër prej rreth 14.6 metrash, do të kalojë gjithashtu pranë Tokës në një distancë prej rreth katër milionë kilometrash.
Asteroidët janë masa të vogla shkëmbore që mbetën pas formimit të sistemit diellor, rreth 4.6 miliardë vjet më parë. Ato janë të vendosura në rripin kryesor të asteroideve, duke orbituar Diellin midis orbitave të Marsit dhe Jupiterit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur