Nata e madhe e Champions, Inter sfidon Liverpool-in, në fushë dhe Bayern e Barcelona

9 Dhjetor 2025 | 15:10

Emocionet e Champions rikthehen këtë të martë me 9 duele interesante. Pa dyshim, një finale e parakohshme është ajo mes Interit dhe Liverpool-it që luhet në “Meazza”.

Në fushë do të zbresin edhe emra të tjerë të mëdhenj si Bayern, Barcelona, Atletico Madrid, Chelsea e Tottenham.

Sportdashësit janë të gjithë me sytë drejt Milanos, aty ku nënkampionët e Evropës, të udhëhequr nga Christian Chivu, sfidojnë Liverpool-in, që këtë herë vjen me shumë probleme.

Zikaltërit nuk kanë në dispozicion Dumfries dhe Darmian, ndërsa në kampin e kuq mungesa me peshë cilësohet ajo e Salah, i cili pati edhe një përplasje me trajnerin Slot.

Kjo është përballja e pestë mes këtyre dy skuadrave në Ligën e Kampionëve, ku Liverpool-i ka 3 fitore kundrejt 1 të zikaltërve.

Favorit për fitimin e sfidës së mbrëmjes cilësohet Interi, që po kalon një formë fantastike edhe në Serinë A.

Ndeshje që priten gjithashtu me interes janë Bayern–Sporting dhe Barcelona–Frankfurt; këto dy të fundit janë përballur me njëra-tjetrën vetëm në Europa League, ku për çudi u kualifikuan gjermanët.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara...
14:11 | 11/07/2026

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026