NATO kthen sytë nga Kina, shqetësime nga shtrirja e influencës së gjigandit aziatik

2 Dhjetor 2022 | 16:05

NATO ka përforcuar krahun e saj lindor për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, por në të njëjtën kohë ka nisur ta zhvendosë vëmendjen më në lindje, drejt Kinës.

Kjo ka shkaktuar një seri kritikash nga disa vende anëtare të Aleancës, por edhe nga Pekini, se grupimi po del nga mandati i tij fillestar. Ata argumentojnë se Aleanca ndër-Atlantike duhet të mbetet e tillë, ndër-Altantike.

Sërish, Kina ishte në fokus të Konceptit të ri Strategjik të NATO-s i hartuar në verë dhe në agjendën e ministerialit që u mbajt këtë javë në Bukuresht.

“Kina nuk është një kundërshtar, por ajo po avancon modernizimin e ushtrisë, po rrit praninë e saj nga Arktiku në Ballkanin Perëndimor, nga hapësira në hapësirën kibernetike dhe po përpiqet të kontrollojë infrastrukturën kritike të aleatëve të NATO-s”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg gjatë samitit.

Vendosja e NATO-s përballë Rusisë parashikon angazhimin e dhjetëra mijëra trupave dhe të armatimeve të shumta, që nga mbrojtja ajrore dhe raketahedhësit deri tek avionët dhe anijet luftarake të vendosura në mbarë Evropën.

Gjithashtu, aleatët kryejnë edhe stërvitje të përbashkëta në det, tokë dhe ajër, si në Arktik edhe në detin Mesdhe.

Por a kanë ata shanse t’i bëjnë këto stërvitje në rajonin e Indo-Paqësorit për t’i bërë kontrast Kinës? Kjo ka pak gjasa të ndodhë.

Për më tepër, 4 aleatë të NATO-s përfshirë dy vende evropiane, kanë interesa në Indo-Paqësor dhe një konflikt i mundshëm atje do t’i dëmtonte.

Vendet e Unionit e shohin Kinën si një rivale sistematike, si një konkurrente dhe njëkohësisht një vend partner dhe qëndrimi ndaj saj varjon nga kryeqyteti në kryeqytet, në vartësi të lidhjeve ekonomike.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026