NATO: Rusia nuk ka as trupa, as mjete për të vijuar ofensivën në Ukrainë

17 Maj 2024 | 14:25

Forcat e armatosura ruse nuk janë në gjendje të bëjnë avancime të mëdha në Ukrainë. kështu ka deklaruar kryekomandanti i NATO-s.

Komentet e tij vijnë teksa trupat ukrainase janë angazhuar në beteja të ashpra me ato ruse për kontrollin e Vovçanskut, një qytet strategjik në veri-lindje të Ukrainës.

“Rusët nuk kanë numrin e duhur të ushtarëve për të avancuar strategjikisht. Për më tepër ata nuk kanë as aftësitë dhe kapacitetet e duhura për ta bërë këtë, për të vepruar në shkallë të gjerë dhe për të siguruar avantazh strategjik”, deklaroi gjenerali Christopher Cavoli, komandanti suprem i NATO-s për Evropën.

Nga ana e tij Kievi ka deklaruar se e ka nën kontroll avancimin e rusëve, por një zyrtar në Moskë tha se trupat kanë burime të mjaftueshme për të vijuar.

Vovçansku ka qenë një zonë e nxehtë sa u takon luftimeve të fundit.

Rusia nisi një operacion në rajonin e Kharkivit javën e kaluar, inkursioni më i madh ndërkufitar që nga nisja e pushtimit në shkallë të gjerë në vitin 2022.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga zjarri një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe 34 të plagosur (VIDEO)

Të paktën dy persona u vranë dhe 34 të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu herët të enjten në çatinë e një spitali...
11:02 | 02/07/2026

Mbi 2,200 viktima nga tërmetet në Venezuelë, presidentja Rodriguez shpall 7 ditë zie kombëtare

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, deklaroi në llogarinë e saj në rrjetet sociale se vendi i saj ishte në “dhimbje të thellë” për...
09:46 | 02/07/2026

OpenAI propozon t’i japë 5% të aksioneve për qeverinë amerikane

OpenAI ka propozuar t’i japë qeverisë amerikane 5% të aksioneve të kompanisë, në një përpjekje për të zbutur presionin politik në rritje në Uashington, sipas...
09:42 | 02/07/2026