Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
23 Prill 2026 | 12:37

Akademiku Rexhep Qosja është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare të enjten. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij. Në njoftim thuhet se tashmë është kryer edhe ceremonia e varrimit.

Me dëshirën e të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje, ndërsa familja ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.

“Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja.
Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.
Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!”, thuhet në njoftimin e familjarit të tij.

Kush ishte Rexhep Qosja

Qosja ishte një nga figurat më të rëndësishme të mendimit dhe letërsisë shqiptare, me një karrierë të gjatë akademike, letrare dhe publike në Kosovë dhe më gjerë.

Ai lindi më 25 qershor 1936 në Vuthaj dhe është formuar si studiues i letërsisë shqipe në Prishtinë dhe Beograd, ku përfundoi studimet universitare dhe doktoraturën. Qysh në vitet ’60 u angazhua në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ku më vonë u bë edhe drejtues i tij, si dhe profesor në Universitetin e Prishtinës.

Qosja ishte autor i dhjetëra veprave në fushën e kritikës letrare, studimeve albanologjike, eseistikës, dramës dhe prozës artistike. Ndër romanet e tij më të njohura janë “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, “Një dashuri dhe shtatë faje”, “Nata është dita jonë” dhe “Bijtë e askujt”. Ai është konsideruar një nga zërat më të rëndësishëm të modernizimit të dramës shqipe në vitet ’70.

Në planin intelektual, Qosja ka qenë një debatues i fortë publik, veçanërisht në çështjet e identitetit kombëtar shqiptar, ku ka hyrë në polemika të njohura me Ismail Kadare mbi përkatësinë evropiane dhe kulturore të shqiptarëve.

Përveç veprimtarisë letrare dhe akademike, ai është angazhuar edhe në jetën politike të Kosovës në vitet ’90, duke organizuar forume intelektuale dhe duke marrë pjesë në procesin e Rambujesë gjatë periudhës së luftës. Pas luftës, ka qenë pjesë e strukturave këshillimore politike në Kosovë.

Qosja ka qenë gjithashtu një zë kritik ndaj elitës politike dhe kulturore shqiptare në periudha të ndryshme dhe është përfshirë në debate të rëndësishme mbi identitetin, historinë dhe orientimin politik të shqiptarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i SPAK: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale

Kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë fjalës se tij në Komisionin e Ligjeve, vlerësoi rolin e Policisë së Shtetit si partner kyç në luftën kundër krimit....
11:41 | 03/07/2026

Rama: Protesta ka rëndësinë e vet, por janë mbledhur zemërakët dhe dështakët e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të premte në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus Shërbimin Publik për...
10:25 | 03/07/2026

Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të enjte në eventin “Grant 2026” të organizuar nga Innovation4Albania...
13:52 | 02/07/2026