Ndahet nga jeta diplomati dhe publicisti i njohur Shaban Murati

14 Shkurt 2025 | 09:48

Diplomati dhe publicisti i njohur shqiptar, Shaban Murati, është ndarë nga jeta këtë të premte, më 14 shkurt, në moshën 79-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, gazetari Erl Murati, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Faleminderit mjekëve dhe infermierëve të QSUNT, në veçanti Dr. Entela Bashës, të cilët u kujdesën për shëndetin e babait tim, Shaban Muratit, i cili u nda sot nga jeta. Ceremonia mortore mbahet nesër, në varrezat e Sharrës, duke nisur nga shtëpia në rrugën A. Z. Çajupi (pas shkollës Edit Durham) në orën 12:00. Familja pret ngushëllime të dielën, në hotel Mondial në oraret 10:00 – 14:00 dhe 16:00 – 19:00. Të mira e gëzime”, shkruan Erl Murati

I lindur më 2 shtator 1945, Shaban Murati ishte një figurë e shquar në diplomacinë dhe publicistikën shqiptare, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e politikës së jashtme të vendit. Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë.

Murati ishte gjithashtu drejtues i Akademisë Diplomatike të Republikës së Shqipërisë, duke luajtur një rol kyç në formimin e brezave të rinj të diplomatëve shqiptarë. Përveç angazhimeve të tij në diplomaci, ai ishte një autor dhe analist i njohur, duke publikuar një sërë librash mbi çështjet e Ballkanit dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ndër veprat e tij më të njohura janë:

  • “Serbia kundër Serbisë: Analizë e një gjysmërevolucioni të lënë përgjysmë” (2004)
  • “Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës: Fletë nga ditari i një ambasadori” (2007)
  • “Vetëvrasja diplomatike e Shqipërisë dhe Kosovës” (2021)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

International Half Marathon & Minimarathon Enkelana, ja rrugët që do të bllokohen për qarkullim në Pogradec

Të shtunën më 25 korrik do të zhvillohet International Half Marathon & Minimarathon Enkelana Edicioni V në Pogradec. Lidhur me këtë maratonë janë marrë disa...
14:05 | 21/07/2026

Shahu bashkon tre qytetet e Liqenit të Ohrit në një kampionat ndërkufitar

Për herë të parë, sportistë të të gjitha grupmoshave nga Pogradeci, Ohri dhe Struga u bënë pjesë e një kampionati të përbashkët shahu, të organizuar...
14:00 | 21/07/2026

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, rritje 9% në vitin 2025, shtohen makinat elektrike

Numri i mjeteve rrugore të regjistruara në Shqipëri vijoi të rritet edhe gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave qe raporton INSTAT, në fund të vitit...
13:57 | 21/07/2026