Ndahet nga jeta ish-kampioni i Mundjes
Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare.
Ish-mundësi kampion prej vitesh jetonte në SHBA, por së bashku me një tjetër emër të madh të mundjes, Xhelil Cibaku, merrej me historikun e mundjes pogradecare.
Pak ditë më parë, të dy së bashku zhvilluan një takim me kryebashkiakun e Pogradecit, Ilir Xhakolli, të cilit i kërkuan mbështetje për të rikthyer sportin e mundjes në qytetin liqenor.
Fjala e Maçollit në këtë takim u prit ngrohtë nga të gjithë, pasi historia e mundjes në Pogradec është e madhe, ashtu siç është e madhe historia e një mundësi si Virxhil Maçolli.
Kur të gjithë prisnin që Maçolli të rikthente sërish tapetin e mundjes në Pogradec, historia e këtij qyteti humbi një nga figurat e saj më të rëndësishme.
Pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët në QSUT, goditja kardiake rezultoi fatale dhe mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë.
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale