Ndahet nga jeta Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë njoftoi ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos mëngjesin e kësaj të shtune.
Ai po merrte shërbim në spitalin “Evangelismos” të Athinës ndërsa shendeti i tij u përkeqësua shumë gjatë së premtes dhe organet e tij jetësore humbën funksionet.
Kryepiskopi ndërroi jetë më 25 Janar 2025, në orën 07:30 të mëngjesit ( 08:30 ora greke ) , në moshën 95-vjeçare, në Spitalin “Evangelismos” të Athinës.
Njoftimi i plotë
“Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, me dhimbje të thellë, njofton fjetjen më Zotin të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastasit.
Kryepiskopi ndërroi jetë sot, 25 Janar 2025, në orën 07:30 të mëngjesit ( 08:30 ora greke ) , në moshën 95-vjeçare, në Spitalin “Evangelismos” të Athinës, si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve.
Më parë, ishte kuruar për disa ditë në Spitalin “Hygeia” të Tiranës.
Ftojmë besimtarët orthodhoksë të Kishës së Shqipërisë të luten për prehjen e shpirtit të Kryebariut të ndjerë.
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, ishte rindërtuesi dhe rigjallëruesi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilën e ngriti tërësisht nga rrënojat pas rënies së regjimit ateist.
Me vizionin hyjnor dhe punën e tij të palodhur, ai rindërtoi nga themelet jetën kishtare, ndërtoi qindra kisha, krijoi institucione arsimore dhe bamirëse, si dhe formoi një brez të ri klerikësh, duke ofruar një shërbesë të pandërprerë e sakrifikuese për më shumë se 33 vjet.
“Kryepiskopi Anastas 1929-2025” – “I përjetshëm qoftë Kujtimi i tij!”
“Kryepiskopi Anastas Janullatos Lindi më 4 nëntor të vitit 1929, në Pire, Greqi ndërsa në vitin 1991 u caktua nga Patriarku Ekumenik Eksark si Patriarkal në Shqipëri. Në qershor 1992, ai u zgjodh Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë”.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë