Përkeqësohet ndjeshëm gjendja e Kryepeshkopit Anastas Janullatos

24 Janar 2025 | 13:27

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka pësuar një përkeqësim të ndjeshëm mëngjesin e së premtes, për shkak se ka pësuar një dështim shumëorganësh.

Sipas raportimeve nga mediat greke, Kryepeshkopi vijon të jetë i shtruar në kujdes intensiv në spitalin “Evangelismos” të Athinës, ku ndodhet nën mbikëqyrjen e një ekipi të specializuar mjekësor.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta shkëputur nga mbështetja mekanike e frymëmarrjes, procedura ka rezultuar e pasuksesshme.

Për këtë arsye, është kryer trakeostomia, një ndërhyrje mjekësore e domosdoshme për pacientët e intubuar për më shumë se 15 ditë, me qëllim minimizimin e rreziqeve të mëtejshme.

Kryepeshkopi Janullatos ka kaluar tashmë 20 ditë i shtruar në spital për shkak të komplikacioneve shëndetësore. Gjendja e tij vijon të mbetet kritike, ndërsa mjekët janë duke e monitoruar nga afër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026