Ndahet nga jeta Mitropoliti Orthodhoks i Beratit, Vlorës dhe Kaninës

20 Korrik 2024 | 17:45

Imzot Ignati, Mitropoliti Orthodhoks i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, është ndarë nga jeta këtë të shtunë në moshën 89-vjeçare.

Lajmi është bërë publik nga presidenti Bajram Begaj, i cili përmes një mesazhi në rrjete sociale ka shprehur ngushëllimet e tij për besimtarët e Mitropolisë së Beratit dhe gjithë komunitetit ortodoks të Shqipërisë.

“Sot, besimtarët ortodoksë të Beratit, Vlorës dhe Kaninës humbën Mitropolitin e tyre, Hirësinë e Tij, Imzot Ignatin. Arvanitas, me origjinë nga Thiva e Greqisë, ai e zotëronte shumë mirë gjuhën shqipe.

Nga viti 1998, deri më sot, në misionin e tij si Mitropolit ai punoi pa u lodhur për ringritjen e kishës, ndihmën e njerëzve në nevojë dhe mbarëvajtjen e harmonisë fetare në vend.

Shpreh ngushëllimet e mia për besimtarët e Mitropolisë së hirshme të Beratit dhe gjithë komunitetit ortodoks të Shqipërisë për humbjen e këtij bariu të kishës!

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij! Ngushëllime!”, ka shkruar Begaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026