Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare, ylli i filmit “The Shining”

11 Korrik 2024 | 18:55

Aktorja amerikane Shelley Duvall, e njohur për filmat si The Shining, Annie Hall dhe Nashville, ka vdekur në moshën 75-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga partneri i saj Dan Gilroy.

“Partnerja dhe shoqja ime e dashur, e ëmbël, e mrekullueshme e jetës na la. Shumë vuajtje kohët e fundit, tani ajo është e lirë. Fluturo, Shelley e bukur,” tha ai për The Hollywood Reporter.

Ajo vdiq në gjumin e saj pas komplikimeve nga diabeti në shtëpinë e saj në Teksas, tha Gilroy.

Duvall ka luajtur në disa filma ku përfshihet drama 3 Gratë e vitit 1977, me regji të Robert Altman, për të cilën ajo fitoi çmimin për aktoren më të mirë të Festivalit të Filmit në Kanë dhe u nominua për një Bafta.

Tre vjet më vonë, ajo luajti si Olive Oyl përballë Robin Williams në versionin muzikor të Altman të Popeye.

Më pas Duvall ishte jashtë ekraneve për dy dekada, përpara se të kthehej në The Forest Hills të vitit 2023.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026

Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Përmes një postimi në...
12:38 | 11/07/2026

Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përdorimin e fondit rezervë për financimin e koncertit të Kanye West në Tiranë. Gjatë një...
12:30 | 11/07/2026