Ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare ikona e “Broadway”, Chita Rivera
Një nga yjet më të njohura të Broadway, Chita Rivera, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.
Lajmin e bëri të ditur vajza e saj, Lisa Mordente, e cila tha se Rivera vdiq në Nju Jork nga një sëmundje e shkurtër.
Fituesja e çmimit Tony është e njohur për karrierën e saj të suksesshme teatrore që përfshin gati shtatë dekada. Disa nga rolet e saj më të shquara përfshijnë Anita në “West Side Story” dhe Rose në “Bye Bye Birdie”.
Rivera lindi në vitin 1933 në Uashington DC nga një baba portorikan dhe një nënë me origjinë skoceze dhe irlandeze. Ajo filloi karrierën e saj në Broadway në vitet 1950, duke marrë role në prodhime si “Can-Can” dhe “Mr Wonderful”.
Në vitin 1957, ajo ishte pjesë e kastit origjinal të West Side Story, ku luajti rolin e Anitës një shfaqje që i hapi rrugën drejt yllit të Broadway.
Menjëherë pas kësaj, Rivera u nominua për një çmim Tony portretizimi i saj i Rose në muzikalin “Bye Bye Birdie” së bashku me Dick Van Dyke. Disa dekada më vonë, ajo luajti në një tjetër rol ikonik: interpretuesja e vodevileve Velma Kelly në Çikago, shkruan BBC.
LEXONI GJITHASHTU:
Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë