Ndalimi i policëve të Kosovës në Serbi/ Reagon Bërnabiç: Ata cënuan rendin

18 Prill 2024 | 14:17

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, ka komentuar ndalimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet serbe gjatë së mërkurës.

Shefja e parlamentit serb i arsyeton ndalimet, sipas mediave të kosovës, duke thënë se kanë qenë pasi sipas saj ata kanë cënuar rendin kushtetues të Republikës së Serbisë.

“Unë supozoj se njerëzit më në fund i janë përgjigjur thirrjeve për të mbrojtur rendin kushtetues të Republikës së Serbisë dhe çdo institucion të vetëm në këtë vend. Askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka reaguar me vite për gjithçka që po bën Albin Kurti, për keqtrajtimin e atyre njerëzve, mendoj se do ta mirëpresin këtë tani”.

Gjatë së mërkurës qindra qytetarë nga Kosova u bllokuan nga Serbia në pikën kufitare me Kroacinë. Autoritetet serbe ndaluan 10 zyrtarë policorë, në mesin e tyre edhe zëvendësdrejtorin Dejan Jankoviç.

Pesë nga ta u liruan të mërkurën, ndërkaq sot u liruan edhe katër të tjerë, por jo edhe Jankoviç të cilit tashmë iu ka caktuar masa e ndalimit 48 orësh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026