Ç’po ndodh me policinë e Kosovës? Avokati serb zbardh planin: Çfarë synon Vuçiç

18 Prill 2024 | 13:03

Avokati serb Cedomir Stojkoviç ishte këtë të enjte në një intervistë për Euronews Albania ku ka folur rreth mbajtjes së 5 policëve të Kosovës nga autoritetet serbe. Ai tha se politika që po ndjek presidenti serb, është një politik e rrezikshme, e kopjuar nga Rusia.

Sipas tij, Serbia synon të mbajë nën kontroll popullsinë serbe në Kosovë, ndaj edhe bën akte të tilla.

“Duhet të kuptojmë diçka, serbët e Kosovës duan të kenë një jetë normale dhe kur ke këtë lloj popullsie në një anë e nga ana tjetër ke pengesat e Beogradit që kërkon të abuzojë me popullsinë e minoritetit serb të Kosovës për përfitime politike në Beograd, atëherë për të abuzuar me këtë popullsi duhet të kesh kontroll absolut mbi të.

Ndaj Aleksandër Vuçiç arreston anëtarë të policisë së Kosovës të cilët janë serbë. Ai ka një qëllim, ne e kemi parë në shumë raste dhe në nivel politik. Unë ju garantoj se në këtë rast ka përfshirje të strukturave të politikës serbe sepse askush tjetër nuk kishte arsye për të vrarë Oliver Ivanoviç. Kjo është metodologjia që përdor Vuçiç. Kjo është një metodologji shumë e rrezikshme dhe një politik “copy paste” e Rusisë”,-tha avokati Stojkoviç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026