Ndalimi i tubimeve partiake, Fatmir Mediu e kundërshton vendimin dhe tregon planin e mazhorancës

3 Dhjetor 2020 | 15:51

Partia Republikane ka vendosur të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Komitetit te Eksperteve për të ndalur aktivitet politike për shkak të pandemisë. Sipas Partisë Republikane një ndalim i tillë bie ndesh me parimet e kushtetutës dhe qëllimi që fshihet pas, është për të ndikuar në fushatën zgjedhore.

Duke kujtuar vendimin për të lejuar mbledhjet e seancave plenare të Kuvendit, Partia Republikane thekson se ndalimi i tubimeve politike është një shkelje e barazisë së qytetarëve, pasi sipas saj siç i respektojnë deputetët rregullat anti-covid, njëjtë mund të bëjnë edhe qytetarët në takimet elektorale.

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, tha për Euronews Albania se vendimi për të mos lejuar grumbullimet dhe aktivitete politike kanë si qëllim pengimin e opozitës të bashkëbisedojë me qytetarët. Ai tha se ky vendim bie ndesh me rregullat kushtetuese

“Kushtetuta parashikon që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë para ligjit dhe kanë liritë dhe të drejtat e tyre. Askush nuk ka të drejta ekstra. Partitë politike janë institucionet kushtetuese dhe në bashkëpunim me qytetarët ndërtojnë bindjet dhe idetë për të realizuar qëllimet e tyre në funksione të interesit kombëtar. Pyetja është pse deputetët mund të mblidhen në një sallë të mbyllur dhe zbatojnë masat dhe partitë politike dhe qytetarët nuk mund të mblidhen në kushte të njëjta? Kjo ka një qëllim të pastër politik në kuptim timin, për t’ia bërë të pamundur opozitës komunikimin me qytetarët. PS ka qeverinë, ka pushtetin lokal, parlamentin, policinë, ka struktura kriminale që po merren me fushatën zgjedhore, gjobisin qytetarët dhe bizneset që lejojnë aktivitetet e opozitës. Si ka mundësi që në një ambient ku është kryeministrori nuk ka Covid, kurse në një aktivitet politik ka rrezik Covid. Pyetja është pse dhjetë dhe jo pesë”, tha Mediu.

Ai theksoi se fushata e partive politike nuk mund të bëhet online pasi qytetarët duhet të dinë se kush do jetë kandidati, i cili do t’i përfaqësojë ato në Kuvend.

“Unë kam bindjen që në qoftë se opozita është kaq e marrë sa të mendojë se fushata të bëhet online, ka marrë fund opozita ,demokracia dhe shoqëria. Nuk ka fushatë online. Me kë do ta bëjmë fushatën online? Çfarë do t’u ofrojmë qytetarëve në zgjedhjet politike. Qytetarët duhet të dinë se kush është kandidati i tyre për deputet. Edi Rama në mënyrë diabolike shkatërroi shtetin”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026