Ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit në Vlorë, shkak moti i keq

16 Maj 2023 | 10:12

Moti i keq me rreshje shiu dhe erë ka bërë që të pezullohet lundrimi në Vlorë. Sipas njoftimit janë ndaluar lejet e lundrimit për mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe janë njoftuar për marjen e masave për sigurimin e tyre.

Sipas parashikimeve ky ndalim që ka nisur nga ora 08:00  e ditës së sotme (16 maj) do vazhdojë deri në orën 16:00 të datës 17 maj.

Njoftimi i plotë i kapitenerisë së Vlorës

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 16-17.05.2023 duke filluar nga ora 08:00 datë 16.05.2023 në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën deri 7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.00 deri 2.50 metra.

1.Është ndaluar dhënia e leje – nisjes gjatë datave 16-17.05.2023 duke filluar nga ora 08:00 date 16.05.2023 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të vlorës dhe janë njoftuar për marjen e masave për sigurimin e tyre.

  1. Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.
  2. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 16-17.05.2023
  3. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
  4. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 16:00 datë 17.05.2023.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026