Zgjedhjet në Turqi dhe Shqipëri/ Në vendin tonë, pjesëmarrje e ulët në votime
Në të gjithë qarqet e vendit u vu re një pjesëmarrje e ulët në votime. Arsyet mund të lidhen me pakënaqësitë e qytetarëve ndaj qeverisë, opozitës, partive politike në përgjithësi ose edhe me kushtet atmosferike që nuk ishin shumë të favorshme në 14 maj.
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se sipas të dhënave të sistemit të transmetimit dhe përpunimit të të dhënave të pajisjeve elektronike të identifikimit, pjesëmarrja në këto zgjedhje për 61 drejtues të bashkive, ishte 34.37 përqind ose 3 milionë e 22150 zgjedhës, derisa, shtoi se zyrtarisht kanë pranuar 35 denoncime për parregullsi të ndryshme.
Ndërkohë në Turqi dhjetëra miliona persona me të drejtë vote dolën për të votuar me 14 maj edhe në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi. Duke marrë parasysh procesin e numërimit të votave, gjasat janë të mëdha që të zhvillohet një balotazh mes presidentit të tanishëm Erdogan dhe rivalit të tij Kiliçdaroglu, meqë asnjëri nduket se nuk ka arritur pragun e 50 përqindëshit.
Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu ka raportuar se Erdogani ka marrë 49.24% të votave dhe Kılıçdaroğlu 45.06%, mirëpo ka pasur mospërputhje midis të dhënave të dhëna nga media shtetërore dhe Këshilli i Lartë Zgjedhor. Në rast se shkohet në balotazh, ai pritet të mbahet më 28 maj.
Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të së dielës në Turqi arriti në 85.6%
LEXONI GJITHASHTU
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë