Ndarja nga jeta e biznesmenit Dritan Mezini, Rama: Dje ishim në të njëjtën tryezë
Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të sipërmarrësit të njohur në Shqipëri dhe Kosovë, Dritan Mezinit.
Përmes një njoftimi në Facebook, Rama ka shkruar gjatë ditës së djeshme, ai ka qenë në të njëjtën tryezë me Mezinin, në kuadër të mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar.
Rama thotë gjithashtu se fjalët për Mezinin ishin gjithmonë pozitive dhe se ai ishte anëtar i shumë organizatave e forumeve.
Reagimi i Ramës:
Nuk e besoj dot që Dritan Mezini nuk është më sot, teksa dje pasdite ishte me ne në tryezën e Këshillit Ekonomik Kombëtar.
Nuk e njihja personalisht nga afër, por fjalët për të ishin gjithnjë të mira dhe fjalët e tij ishin gjithnjë interesante. Një anëtar i spikatur i shumë organizatave, shoqatave, forumeve e platformave, njëkohësisht dhe një sipërmarrës i suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit, si edhe një mentor i shumërespektuar për plot të rinj lidhur me inovacionin e me tregun e punës.
Keqardhje e madhe! U prehtë në paqe
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë