Ndërhyrjet malinje në platformat online, Vlora Hyseni: Sulmet po sofistikohen

13 Nëntor 2024 | 16:35

Kambanës së alarmit se rrjetet sociale dhe portalet online po përdoren për fushata keqinformimi i ra edhe numri një i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Vlora Hyseni në raportimet e saj të rralla me dyer të hapura në komisionet parlamentare deklaroi se vende me qëllime keqdashëse ndaj Shqipërisë po shfrytëzojnë çdo platformë digjitale për të ndërhyrë në situata të brishta të sigurisë dhe në proceset zgjedhore.

Me vlerësimin se gjithnjë e më tepër shpërndarja e të pavërtetave po sofistikohet dhe identifikimi i autorëve është i vështirë, Vlora Hyseni kërkoi forcim të legjislacionit në detyrimin për llogaridhënie të financimeve në raport proporcional me kërcënimin.

Të njëjtin shqetësim raporti edhe drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit anëtarëve në komisionin e posaçëm parlamentar kundër keqinformimit me kryetar Erion Braçe.

Edhe nga dy raportimet e fundit te drejtueseve te SHISH dhe AKSHI, nuk u fol për emra të përveçëm portalesh që financohen nga vende armiqësore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026