‘Ndërkombëtarët vëzhguan gjithçka’, kameramani që filmoi masakrën e Reçakut tregon detaje
Sylejman Kllokoqi, kameramani i Associated Press gjatë luftës së Kosovës tregoi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania detaje nga Masakra e Reçakut.
Z.Kllokoqi ka filmuar pothuajse gjithçka që la pas masakra dhe nënvizon se ka pasur edhe ngjarje më të rënda se ajo e Reçakut, por nuk janë të dokumentuara.
“Dy ditë më herët në Reçak ka pasur luftime. Unë kam tentuar dy ditë më herët të futem brenda por OSBE, organet nuk më kanë lejuar. Por, nga distanca e kemi parë që kishte luftime. Ditën e tretë shkuam atje. Kur hymë në Reçak na thanë disa banorë se Policia Serbe kishte ikur. Gjatë rrugës kishte viktima. Në luginën lart, ishin 45 viktima të tjera”, rrëfeu kameramani.
Ai theksoi se ndërkombëtarët kanë qenë në vëzhgim të asaj që po ndodhte.
“Janë viktimat, janë prezent aty dhe nuk mund ta mohosh. Është politika që e bëjnë njerëzit e Serbisë. Nuk është diçka që do të befasohesh”, tha ai teksa komentoi qëndrimet e Serbisë për ngjarjet e rënda në Kosovë.
Z. Kllokoqi bëri thirrje që duhet të ketë sa më shumë filma dokumentarë që kjo masakër të mos harrohet.
Ndërkohë, aktori Fatmir Spahiu u shpreh se në Kosovë janë krijuar disa vepra, si filma apo dokumentarë për luftën. por janë në nivel të ulët për shkak të mungesës së buxhetit.
“Ne jemi pronarë të së vërtetës. Nuk kemi nevojë për propagandë dhe të shtrembërojmë historinë. Kosova nuk ka qenë shumë aktive në realizimin e filmave, qoftë edhe dokumentarë, të cilat përshkruajnë me saktësi ato që kanë ndodhur”, u shpreh ai.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve