Ndërpritet seanca plenare, 10 minuta pushim

6 Nëntor 2025 | 11:31

Seanca plenare e Kuvendit është ndërprerë pas kërkesës së opozitës. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dha 10 minuta pushim pasi deputetja Jozefina Topalli kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të punimeve.

Topalli u shpreh se është e detyrueshme procedurialisht që seanca të ndalej për shqyrtimin e një kërkese të opozitës. Peleshi më pas ndërpreu seancën duke dhënë 10 minuta pushim.

“Nëse vjen kërkesa në emër të grupit të PD, patjetër që do t’ju japim ndërprerjen e seancës. Ju më sugjeruat të kërkoj kohë për të verifikuar videon. Nëse kërkoni një pushim… është e pamundur t’ju dëgjoj të gjithëve. Nëse keni nevojë për ndërprerje, japim 10 minuta pushim,” deklaroi Peleshi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026