Ligji për barazinë gjinore, Balla: Këtë amendament e ka firmosur Berisha në 2011
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit këtë të enjte, theksoi se ligji garanton qartë barazinë gjinore në Shqipëri.
Sipas tij, ky ligj është firmosur nga Sali Berisha në 2011 dhe e ratifikuar në Kuvend në vitin 2012.
“Ju sfidoj të lexoni ligjin kundër diskriminit, e ka miratuar Berisha në vitin 2010. Në ligj sanksionohet qartë si gjini në Shqipëria burra dhe gra. Kjo është rregulluar dhe me amendamentit e propozuar prej meje dhe 2 kolegëve të tjerë. Dhe për këtë amendament, informoj është konventa e Stambollit e ratifikuar nga Shqipëria e firmosur nga Berisha në 2011 dhe e ratifikuar në Kuvend në vitin 2012. Këtë ratifikim e kam votuar dhe unë.
Politizimi i kësaj çështje nuk ka të bëjë me këtë ligj. Në ligj thuhet qartë, në Shqipëri nuk do të ketë më gra që do të paguhen më pak se burrat se janë gra. Gratë dhe burrat do të paguhen të gjithë njësoj. Është qëndrimi i kësaj partie që sot në parlament kemi më shumë gra dhe vajza që nga viti 1920. Angazhimi ynë është që një ditë këtu të kemi 70 burra dhe 70 gra. Ai që del sot këtu është kundër barazisë gjinore”, u shpreh Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ligji për barazinë gjinore, Berisha në Kuvend: Nuk kërkohet nga asnjë direktivë e BE
- Plagosja në Bathore, autori: I shita makinën, po anashkalonte procedurat e pronësisë
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në