Ndërron jetë i moshuari në Vidhas të Elbasanit, banesa u përfshi nga flakët

27 Shtator 2025 | 16:35

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vidhas të Elbasanit, ku një banesë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar humbjen e jetës së një të moshuari, 90-vjeç.

Viktima dyshohet të jetë asfiksuar nga tymi i dendur që përfshiu ambientet e shtëpisë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ekipet mjekësore, të cilat ndërhynë për shuarjen e flakëve dhe për të dhënë ndihmën e parë. Por, pavarësisht përpjekjeve të shpejta, nuk u arrit të shpëtohej jeta e të moshuarit.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë ende të qarta. Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Vidhas, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit D. V., 78 vjeç, i cili dyshohet se si pasojë e asfiksisë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026