Ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Socialiste Marko Bello
Është ndarë nga jeta, pas ndërlikimeve të shkaktuara nga infektimi prej COVID-19, ish-deputeti i Partisë Socialiste Marko Bello.
Mësohet se Bello, 59 vjeç, ka ndërruar jetë në një spital në Turqi ku po merrte mjekim më të specializuar.
Ish-deputeti ka qenë i shtruar në një spital turk prej 23 ditësh, por nuk mundi të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë.
Ndarja e tij nga jeta ka ngjallur trishtim mes kolegëve të tij socialistë, por jo vetëm.
Ish-kryetari i Kuvendit, Namik Dokle në një postimi në Facebook shkroi se ky ishte një lajm tejet i trishtë.
“Lajm i mesnatës, sa i trishtë! Sa i pabesueshëm ky lajm i mesnatës për vdekjen e mikut, kolegut, Marko Bello. Pa i mbushur ende të gjashtëdhjetat, na e mori covid kolera! Ç’bëhet kështu? Po na bëhet Facebook varrezë! Lamtumirë, i dashur Marko! Nuk do ta harroj kurrë buzëqeshjen tënde të pandarë, shakanë tënde mbushur me mirësi,” – shkruan Dokle.
Ndërsa, Presidenti Ilir Meta shprehet se ky lajm i tronditi të gjithë.
“Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit Marko Bello. I shpreh ngushëllimet e mia familjes Bello për humbjen e babait dhe bashkëshortit të përkushtuar, dhe të gjithë miqve dhe kolegëve që humbën të afërmin dhe mikun e tyre të dashur.Marko Bello do të kujtohet si një qytetar dhe politikan i principtë dhe i moderuar, i prirur drejt bashkëpunimit për hir të interesave të vendit. U prehtë në paqe!,” – shkroi Basha në Twitter.
Marko Bello lindi në 12 shtator të vitit 1961 dhe ka qenë deputet i Partisë Socialiste për 3 mandate, nga viti 2001 deri në 2013.
Ai ka mbajtur edhe postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.
Në vitet 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zvendësministër i Mbrojtjes.
Po ashtu, Bello ishte dhe një nga anëtarët themelues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor