Ndërtime në Parqet Kombëtare/ Çfarë parashikon ligji për zonat e mbrojtura

22 Shkurt 2024 | 17:17

Zonat e mbrojtura rrezikojnë ta humbasin statusin e të transformohen nga ndërtimet. Ndryshimet në “Ligjin e vitit 2017, tashmë u japin të drejtë bashkive të menaxhojnë të paktën 20% të territorit të tyre dhe të miratojnë projekte ndërtimi.

Ligji i kaluar me shumicë votash në parlament, zë fill në muajin nëntor 2023, me argumentin se do të zhvillojë ekonominë e rretheve dhe do të ndalojë shpopullimin.

Ai u depozitua në Kuvend me firmën e 12 deputetëve socialist, ku deklarohej heqja e kufirit për ndërtime, por duke specifikuar kritere, të cilat në dukje nuk parashikojnë betonizime masive.

Në nenin 16, ku përfshihen Parqet Kombëtare thuhet se lejohen projekte të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit, të propozuara nga Ministria e Mjedisit apo bashkitë me këtë kriter: të evidentohet rëndësia kombëtare e investimit dhe që investimi zbaton kriteret më të larta të mbrojtjes së mjedisit dhe ndikimit më të ulët në natyrë dhe biodiversitet”.

Mirëpo, ekspertë dhe shoqata mjedisorë dolën kundër, duke paralajmëruar se ligji heq përfundimisht nga harta Zonat e Mbrojtura, me Nartën në krye të listës pasuar nga zona të tjera në bregdet, me pasoja shkatërruese për florën dhe faunën.

Në hartën e Shqipërisë, sipërfaqja e kategorizuar zonë e mbrojtur zë 21 të territorit, dhe përfshin 11 parqe kombëtare, 718 monumente të natyrës, 11 peizazhe të mbrojtur dhe 4 vende të trashëgimisë botërore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026