Ndërtimet pa kriter rrisin rrezikun e erozionit në zonën turistike të Durrësit

19 Shkurt 2026 | 18:19

Rrëshqitjet e dherave janë rikthyer në zonën kodrinore të Currilave në Durrës, duke shkaktuar probleme serioze për banesat dhe bizneset. Fenomeni është përsëritur disa herë ditët e fundit si pasojë e reshjeve të shiut, ndërsa situata po rrezikon edhe qarkullimin në këtë zonë turistike.

Sipas specialistëve, ndërhyrjet njerëzore dhe mungesa e planifikimit urban kanë përkeqësuar ndjeshëm gjendjen e terrenit.

“Durrësit tonë i shkon veprimtaria detare dhe, për më tepër, përkeqësohet gjendja kur këto qytete zhvillohen pa plane urbanistike. Nuk merret mendimi i specialistëve. Fitohet tenderi me sa më pak njerëz, në mënyrë që atë domaten të mos ta bëjnë sallatë, pa menduar që specialist është dikush tjetër”, thotë Adem Hyseni, gjeolog.

Eksperti thekson se masat e marra deri tani kanë qenë të përkohshme dhe jo zgjidhje afatgjata për stabilizimin e terrenit.

“Kjo nuk frenohet as me murin që është bërë, as me rrjetën që është vendosur, as me arnime. Vetëm po ha shpenzime çdo vit duke hequr qindra ton mbetje, pastaj dëmi mjedisor dhe pluhuri që krijohet dimër-verë. Dikur kishim një ekuilibër: gërryhej dhe shkonte në det. Tani ne e kemi prerë këtë proces dhe i kemi vendosur mure, dhe ajo do të veprojë. Do të ndihmonte një brez me pemë rrënjësore dhe të lehtësohej pesha duke hequr një pjesë të materialit”, shprehet Hyseni.

Aktualisht, pamja në terren karakterizohet nga baltë, bordura të çara dhe pisha të shkulura, duke ngritur shqetësime për sigurinë e një prej zonave më të frekuentuara turistike të qytetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit

Dy drejtues mjetesh lundruese janë gjobitur këtë të martë nga autoritetet në Vlorë. Mësohet se masa administrative u vendos ndaj tyre pasi, dy drejtusit rrrezikuan...
16:53 | 14/07/2026

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026