Ndërtimet pa leje në Ksamil, AMP nis hetimet për 3 punonjësit e policisë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, në kuadër të hetimeve për operacionin e zhvilluar më 15 maj 2026 në qytetin bregdetar.
Sipas njoftimit zyrtar, janë ushtruar kontrolle në banesat e tre punonjësve të policisë, të cilët janë vënë nën hetim për veprën penale “Shpërdorim detyre”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Në kuadër të procedimit penal, autoritetet kanë ekzekutuar masën “Arrest në shtëpi” për Blerim Tafçiun, i dyshuar për shpërdorim detyre të kryer më shumë se një herë.
Ndërkohë, masa “Arrest me burg” është vendosur për Kristofor Shkrepën dhe Kastriot Sotkën, të dyshuar gjithashtu për të njëjtën vepër penale.
Hetimet lidhen me operacionin e gjerë të ndërmarrë në Sarandë dhe Ksamil për goditjen e ndërtimeve pa leje. Prokuroria e Sarandës ka lëshuar dhjetëra urdhër-arreste ndaj efektivëve të policisë, zyrtarëve lokalë, biznesmenëve dhe ndërtuesve, të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme që lidhen me ndërtimet në zonë.
Burime bëjnë me dije se mes të arrestuarve ndodhen inspektori i policisë së zonës në Ksamil, Kristofor Shkrepa, efektivi i Komisariatit të Sarandës Kastriot Sotka, si dhe biznesmeni A.P., pronar i një hoteli në Sarandë.
Ndërkohë, vijojnë kërkimet për oficerin Irakli Koçiaj, ndërsa operacioni dhe kontrollet në terren janë ende në zhvillim.
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse