Ndërtimet pa leje, Salianji: S’po preken oligarkët, po tentojnë të fshehin gjurmët
Deputeti Ervin Salianji u shpreh në një deklaratë për mediat se qeveria nuk jep asnjë informacion për ndërtimet që konstatuar të paligjshme, kryesisht në Tiranë.
Salianji nënvizoi se oligarkët janë të paprekshëm edhe kanë shmangur taksat.
“Kemi disa pyetje që ia kemi çuar zyrtarisht. Po përpiqen që të fshehin gjurmët. Qeveria nuk përgjigjet se cilat janë ndërtimet që ka konstatuar të paligjshme, kryesisht në Tiranë. Pse nuk i prek ligji oligarkët që i kanë bërë kulla në mes të Tiranës?
Pse nuk referohen nga ana e policisë dhe pse nuk referohen nga ana e IKMT-së në prokurori këto ndërtime të paligjshme në Tiranë? Pse nuk i rrethon IKMT dhe policia këta oligarkë? Pse nuk shikojmë as sot fadroma të IKMT-së? Oligarkët kanë shmangur taksat dhe kanë shmangur detyrimet. Prokuroria ka barrën e saj të fajit dhe çon të dobëtit për t’u përballur me ligjin”, u shpreh Salianji.
Pak më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se 4,646 metra katrorë pa leje në mes të Tiranës, i kanë kaluar shtetit me kontratë noteriale.
Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ky është vetëm akti i parë i marrjes për interes publik të pasurive në metra katrorë të paligjshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania