Ndërtimet pa leje u shtuan me 10% në vitin 2021, raporti i prokurorisë

30 Shtator 2022 | 15:12

Në vitin 2021 ndërtimet pa leje u rritën me 10%. Shifra del në bazë të raportit vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme mbi gjendjen e kriminalitetit në vend.

Në vitin 2021 prokuroria regjistroi 171 procedime penale më shumë se në vitin 2020 për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm.

Në raportin vjetor të prokurorit të përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit thuhet se është vënë re një tendencë në rritje e procedimeve të regjistruara për këtë vepër penale me 10,78 % më shumë se viti 2020.

Tirana, e pasuar nga Vlora dhe Kukësi janë qarqet ku janë kryer më shumë hetime për ndërtim të paligjshëm.

76% e të pandehurve kanë rezultuar meshkuj ndërsa 24% femra.

Sipas raportit të prokurorit të përgjithshëm në masën dërrmuese, 92%, gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me burg për të akuzuarit duke i vendosur në shërbim prove.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026