Ndërtimi zhvendoset në Durrës, kalon kryeqytetin për numrin e lejeve të dhëna
Në Tiranë ritmi i ndërtimit po rritet sërish. Në tremujorin e dytë të vitit, bashkia ka firmosur 138 leje ndërtimi, ndryshe nga periudhat parardhëse kur lejet dhe sipërfaqja ndërtimore u zvogëluan.
Por, të dhënat e përpunuara nga INSTAT, tregojnë se ndëritimi do të zhvendoset nga kryeqyteti në drejtim të Durrësit. Në këtë bashki, numri i lejeve është rritur ndjeshëm vitin e fundit, duke tejkaluar edhe kryeqytetin.
Në periudhën prill-qershor 2023, brenda qarkut janë firmosur 156 leje ndërtimi, në një sipërfaqe që arrin në 75 mijë metër katror.
Kërkesat e shtuara për vila dhe hotele në bregdet, rindërtimi pas tërmetit dhe projekti për transformimin e portit kanë shtuar kërkesën jo vetëm në Bashkinë e Durrësit, por në gjithë vijën bregdetare të qarkut.
Ndërtimi është sektori që po mban gjallë ekonominë shqiptare prej disa vitesh tashmë, dhe kërkesat e shtuara për blerje pronash, kryesisht nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, por edhe të huajt kanë rritur vlerën e pronave me ritme dyshifrore.
Në tremujorin e dytë të vitit 2023, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 24.4 miliardë lekë, ose 226 mln euro. Në tremujorin e dytë 2023, vlera e lejeve llogaritej në 25.9 mld lekë.
Nga 39 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2022, duke shënuar ulje prej 46%.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë