Ndërtoi pa leje hotelin 7-katësh, burg pa afat për ish-kreun e ALUIZNI-t Sarandë

31 Mars 2024 | 14:00

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë la në burg pa afat Mariel Muratin pas një seance gjyqësore që zgjati, për 4 orë. Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për arrest me burg pa afat. 47-vjeçari akuzohet për “ndërtim pa leje” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Murati akuzohet për ndërtim pa leje të një hoteli 7-katësh në pronësi të tij në lagjen nr.4 në Sarandë.

Ish-drejtori i ALUIZNI-t kishte marrë leje rikonstruksioni për një subjekt që kishte blerë, por më vonë e shembi tërësisht objektin ekzistues duke ndërtuar nga e para një hotel 7-katësh, që ka përfunduar në qershor të 2022-shit.

Mariel Murati u vetëdorëzua në polici këtë të mërkurë, ndërsa ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Sarandës kishte lëshuar ndaj tij urdhër arresti.

Bashkë me Muratin akuzohen edhe 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ASHK, Bashkisë Sarandë dhe IKMT. 2 prej tyre janë në masë “Arrest në shtëpi”, 2 në masë “detyrim paraqitje” dhe “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, 4 në masë “detyrim paraqitje” dhe 1 ende në kërkim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026