Ndërtuan ambient poshtë kotecit për kultivimin e drogës, kapet një person në Maliq, një në kërkim

11 Maj 2026 | 17:00

Prokuroria e Koçës, pas hetimeve në goditjen e një rasti të kultivimit dhe përpunimit të lëndëve narkotike në fshatin Vreshtas të Maliq, arrestun shtetasin me iniciale K.L., ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, autorët kishin ndërtuar një ambient të fshehtë poshtë një koteci shpendësh, të maskuar posaçërisht për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis sativa. Hyrja në ambient realizohej përmes një hapësire të improvizuar që të çonte në një dhomë të ndërtuar nën tokë.

Nga kontrollet rezultoi se ambienti ishte organizuar në mënyrë profesionale, me mure termoizoluese dhe i pajisur me sisteme ventilimi, ndriçimi, ngrohjeje dhe ujitjeje për kultivimin e bimëve narkotike. Në të u gjetën edhe zona të posaçme për tharjen e cannabis-it, ku bimët ishin të varura në struktura të improvizuara.

Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 5.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa në forma të ndryshme, një sasi e vogël e dyshuar kokainë, si dhe pajisje të shumta për kultivimin dhe përpunimin e drogës, përfshirë llampa ndriçimi, sistem ventilimi, peshore elektronike dhe vazo.

Policia sekuestroi gjithashtu një armë në formën e pistoletës me bombol gazi të kompresuar.

Nga verifikimet rezultoi se ambienti furnizohej me energji elektrike në mënyrë të paligjshme, përmes lidhjes direkte me rrjetin e shpërndarjes.

Prokuroria bëri të ditur se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026