Ndërtuan pallatin që u përfshi nga flakët, reagon kompania “Arlis”: Do e rindërtojmë

15 Prill 2026 | 13:04

Kompania e ndërtimit Arlis Ndërtim ka reaguar zyrtarisht pas zjarrit që përfshiu një pallat në zonën e “Farmacia 10” në Tiranë një ditë më parë.

Përmes një deklarate për shtyp, kompania shpreh solidaritet me banorët e prekur, duke theksuar se është pranë tyre në këtë situatë të vështirë dhe ndan shqetësimin për pasojat e shkaktuara nga ngjarja.

Në reagim, “Arlis Ndërtim” sqaron se objekti është ndërtuar në përputhje të plotë me lejen e ndërtimit dhe projektin e miratuar nga autoritetet përkatëse. Sipas kompanisë, nuk ka pasur shtesa apo devijime nga projekti fillestar, përveç sistemeve anësore të verandave, të cilat, siç thuhet, janë miratuar nga organet kompetente.

Kompania thekson se të gjitha punimet janë realizuar duke respektuar standardet më të larta të ndërtimit dhe sigurisë, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. Po ashtu, bëhet e ditur se punimet janë kontrolluar dhe certifikuar nga institucionet përgjegjëse, duke garantuar përmbushjen e kërkesave teknike dhe ligjore.

Sa i përket punimeve të fasadës, “Arlis Ndërtim” deklaron se ato janë kryer nga shoqëri të treta të specializuara, të cilat mbajnë përgjegjësi të plotë ligjore për shërbimet e ofruara. Kompania shton se disponon të gjithë dokumentacionin dhe certifikimet për materialet e përdorura, sipas standardeve europiane.

Megjithatë, pavarësisht se shprehet se nuk mban përgjegjësi ligjore për ngjarjen, kompania bën me dije se do të marrë përsipër, me shpenzimet e saj, rindërtimin e plotë të fasadës së dëmtuar dhe rikthimin e apartamenteve në gjendjen e mëparshme. Sipas deklaratës, synimi është që banorët të rikthehen sa më shpejt në normalitet.

Në përfundim, “Arlis Ndërtim” thekson se mbetet e hapur për bashkëpunim me institucionet dhe ekspertët për zbardhjen e plotë të rrethanave të zjarrit, ndërsa garanton transparencë ndaj publikut dhe banorëve të prekur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten

Gjatë mbledhjes së zgjeruar me Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama u ndal te protesta e mbajtur për 55 ditë radhazi në Tiranë,...
12:31 | 24/07/2026

Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri, Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim të zgjeruar të Grupit Parlamentar Socialist dhe kabinetit qeveritar. Gjatë...
12:24 | 24/07/2026

Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët

Një 16-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi u kap duke shitur lëndë narkotike të ndara në doza. Sipas raportimeve të policisë,...
11:50 | 24/07/2026