Ndeshja Roma-Fejnord ishte mbi nivelin mediokër, sipas gazetarit sportiv
Roma triumfoi në finalen e Ligës së Konferencës mbrëmjen e së mërkurës, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Skuadra kryeqytetase e Italisë mposhti me rezultatin minimal holandezët e Fejnordit, me golin e shënuar nga Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të.
Për gazetarin sportiv, Dritan Lundra finalet nuk janë asnjëherë të bukura dhe e konsideroi ndeshjen e mbrëmshme mbi nivelin mediokër.
Ai tha se portierët nuk u vendosën shumë në provë, çka tregon se rastet për shënim ishin të pakta.
“Ndeshjet finale asnjëherë nuk janë të bukura. Gjithmonë prevalon që të arrish te marrësh kupën. Ndeshja ishte mbi nivelin mediokër. Një ndeshje e cila nuk kishte asgjë interesante për t’u ndjekur. Portierët mund të jenë vënë në provë dy ose tre herë. Megjithatë, të tilla janë finalet. Mos të harrojmë faktin tjetër që Roma dhe Fejnordi nuk janë në vendet e para të kampionateve respektive”, tha Lundra.
Sipas Lundërs, ndeshja vendoset nga episodet dhe Roma e shfytëzoi të vetmin moment që pati për të realizuar gol, ndryshe nga Fejnord që goditi shtyllën.
Ndërsa, gazetari shqiptar në Itali Arbër Agalliu u shpreh i lumtur për faktin që italianët e panë pozitivisht Shqipërinë, për mënyrën se si u organizua ndeshja dhe për mbështetjen ndaj Romës.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë