Ndeshja Shqipëri-Jordani, policia njofton rrugët ku do të kufizohet qarkullimi
Policia e Tiranës ka dalë me një plan masash lidhur me ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Jordanisë e cila do të zhvillohet këtë të martë në orën 19:00 në stadiumin “Arena Kombëtare”. Policia njofton se për mbarëvajtjen e ndeshjes do të bllokohen disa rrugë që nga ora 17:00 deri në përfundim të përballjes.
Rrugën që do të kufizohet qarkullimi janë: rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, segmentin pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit” si dhe rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun nga Hotel “Sheraton”.
“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/ Me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe garantimin e mbarëvajtjes së ndeshjes miqësore së futbollit “Shqipëri–Jordani”, e cila do të luhet sot, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit, në disa akse rrugore përreth stadiumit.
Konkretisht, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të kufizohet qarkullimi në: Rrugën “Dervish Hima”; Rrugën “Gjergj Filipi”; Segmentin pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun nga Hotel “Sheraton”.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të respektuar kufizimet, si dhe iu bën thirrje të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse. Gjithashtu, apelon për tifozët dhe sportdashësit që do të ndjekin ndeshjen, t’iu binden udhëzimeve të punonjësve të Policisë, me qëllim mbarëvajtjen e aktivitetit dhe garantimin e sigurisë”, njofton policia.
Tre persona humbën jetën në festën për kualifikimin e Meksikës në Kupën e Botës
Chris Brown humb betejën në gjykatë, detyrohet t’i paguajë ish-punonjëses 13 milionë dollarë
Aksident tragjik me 1 të vdekur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij
- 22:24 Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë