Ndihmoi dy emigrantë për të kaluar kufirin nga Greqia në Shqipëri, arrestohet sudanezi

18 Shkurt 2026 | 09:04

Policia kufitare e Korçës këtë të mërkurë ka vënë në pranga një shtetas sudanez, i cili dyshohet se ndihmoi 2 emigrantë për të kaluar kufirin ilegalisht nga Greqia, në drejtim të vendit tonë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Itinerari 3”, në pranga ka rënë shtetasi M. S., 25 vjeç, banues në Darfur, Sudan. Mësohet se ky shtetas në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, të cilët dyshohet se ndodhen në Greqi, kanë ndihmuar 2 emigrantë për të kaluar ilegalisht nga Greqia në territorin e Shqipërisë nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Devollit.

“Si rezultat i hetimeve dhe punës operacionale intensive, të kryera me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në kufi, dhe konkretisht aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës, kundrejt parave, emigrantëve që synojnë të shkojnë në mënyrë të kundërligjshme në shtete të BE-së, strukturat e DVKM Korçë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Itinerari 3”.

Emigrantët e parregullt, janë konstatuar nga shërbimet e Sektorit të Hetimit të Krimit të DVKM Korçë, në malin Moravë.

Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale për këto raste iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026